Rekamë

10 Qershor 2024

  Çështja e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës vijon të jetë dyerve të gjykatave, teksa gjykata kushtetuese ka lënë disa detyra në lidhje me qeverinë apo autoriteteve të tjera që të korrigjojnë gabimet e fillimit të këtij procesi. Për avokatin që mbron çështjen Skavica në interes të banorëve apo organizateve të tjera që kundërshtojnë këtë projekt, Halil Zhuka, aktualisht nuk po punohet në kantier, ndërsa nuk ka asgjë konkrete në lidhje me studimin e fizibilitetit. Megjithatë, Zhuka shton se çdo hap për ndërtimin e kësaj vepre do të shoqërohet me kundërshtimin e banorëve dhe organizatave, në mënyrë që të mos lejohet ndërtimi i saj.

Me 30 Janar të këtij viti, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar autoritetet publike që të riparojnë shkeljet e konstatuar në mungesën e informimit publik mbi ligjin e posatshëm për ndërtimin e HEC-it Skavica, përfshirjen e tij gjatë vendimmarrjes etj.