Zbulohet laboratori për falsifikimin e pasaportave në Tiranë! Vihen në pranga babë e bir
Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”. Në kuadër të këtij operacioni, u zbulua një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.