Klos / Përplasje mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese për HEC-in “Doma”
Punimet për ndërtimin e HEC-it “Doma” në zallin e Lusës, në njësinë administrative Suç të Bashkisë Klos, kanë sjellë sërish përplasje mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese “Global Interprise Group”.
Këtë të hënë, rreth orës 7 të mëngjesit, kompania ka mbërritur me mjetet e saj për të vijuar punimet në kantier.