U rikthye nga emigrimi për tu marrë me bujqësi në vendin tonë, Adhurim Qorri nga Sopoti i Bulqizës mbetet i zhgënjyer
Adhurim Qorri, nga fshati Sopot i Bulqizës, është ndër të paktët emigrantë të rikthyer në këtë zonë për të mos u larguar më në emigracion. Adhurimi i është përkushtuar bujqësisë duke kultivuar zarzavate e produkte të tjera me të cilat mundohet të nxjerrë të ardhura ekonomike për familjen e tij.