Aksidentohen dy turistë në rrugën e Arbrit, dërgohen menjëherë në Spitalin e Traumës
Dy turistë që po udhëtonin nga Maqellara drejt Bulqizës janë aksidentuar në rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur Ura e Çerenecit.
Shtetasit nga Maqedonia e Veriut dyshohet se kanë bërë një parakalim të gabuar, duke humbur kontrollin e motomjetit, i cili u përplas me murin e sipërm të rrugës.