Nga nesër maska me detyrim; Fico tregon kategoritë që përjashtohen: Gjoba e parë 3 mijë lekë
Duke nisur nga dita e nesërme, hyn në fuqi vendimi i qeverisë për bërjen të detyrueshme të mbajtjes së maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Lidhur me këtë, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (IShP), Albana Fico ka dalë sot në një deklaratë publike, ku ka komunikuar me detaje vendimin.