Audioregjistrim nga i burgosuri, nis kontroll i rreptë në qelitë e IEVP Burrel

Audioregjistrim nga i burgosuri, nis kontroll i rreptë në qelitë e IEVP Burrel
Pas arratisjes së një dite më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit të të burgosurit Altin Gjoci, një tjetër “incident” është shënuar në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit. Bëhet fjalë për një audioregjistrim i një prej të dënuarve që vuajnë dënimin në këtë burg. Në profilin e instagramit të të dënuarit Fatmir Pjetri i dënuar si pjesë e bandës së babagjyshëve, ka publikuar një audioregjistrim në të cilin hedh akuza ndaj drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. Në audioregjistrimin, Pjetri thekson se po diskriminohet përsa i përket librit që ka shkruar. Sipas tij, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e ka lejuar të promovojë librin “Jetë e guximshme”, pasi përmban akte dhune, Vetëm pak minuta pas publikimit të audioregjistrimit në rrjetin social intagram që mban emrin e Fatmir Pjetrit, Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, ka urdhëruar një kontroll të imtësishëm të qelisë ku qëndron i dënuari Pjetri. Pritet që në orët në vijim të ketë një informacion në lidhje me rezultatet e kontrollit të ushtruar pasi dyshohet se regjistrimi i audios të jetë bërë brenda qelisë me aparat celular.