
Fëmijët janë ata të parët që përjetojnë lumturinë më të madhe në festat e fundvitit. Nxënësit e klasës së parë A me mësuese Nurie Dema të shkollës 9-vjeçare “31 Korriku” në qytetin e Burrelit, hapën siparin e aktiviteve festuese. Nxënësit fillimisht pritën dhuratat nga babagjyshi i vitit të ri, i cili ishte prezent në klasë duke gëzuar secilin prej tyre.
Më pas fëmijët iu kthyen festës, duke interpretuar, këngë e recitime.
Aktivitete të tilla festive po zhvillohen në të gjitha institucionet arsimore në Mat, për shkak se të premten nisin pushimet dimërore.