Janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e 49-vjeçarit Tifik Xhika, nga Dibra i cili që ditën e djeshme rezulton i humbur pasi ka shkëputur kontaktet me familjen.
Për herë të fundit ai është parë në brigjet e lumit Drin i Zi në fshatin Fushë-Alie, dhe më pas banorët kanë denoncuar zhdukjen e tij. Së fundmi në brigjet e Lumit Drin janë gjetur një palë atlete të cilat dyshohet të jenë të 49-vjeçarit, i cili mendohet t’i ketë hequr në momentin që është futur për të peshkuar.
Pasditen e djeshme dhe gjatë natës kanë zhvilluar kërkime rreth 200 burra të zonës dhe forcat e policisë, por pa rezultat. Kërkimet po vijojnë me gomone nga disa banorë në brigjet e Drinit. Banorët kërkojnë ndihmën e polumbarëve, pasi kanë kërkuar në një gjatësi prej 2 km përgjatë shtratit të lumit, dhe nuk kanë mundur ta gjejnë.
Bulqizainfo