Atentati në Rinas ku mbeti vdekur Gilmando Dani, policia informacion zyrtar: I plagosuri, rëndë
Policia e Tiranës ka dhënë informacion të detajuar mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, ndërsa u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri). Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Rinas/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.
Breshëria e plumbave ndaj Gilmando Danit dhe shoferit të tij Muçi Shaljani (Sheqeri) nuk ka kursyer as bizneset përreth.
Atentati me pasojë vrasjen e krahut të djathtë të Emiljano Shullazit ndodhi në rrethrrotullimin e Rinasit.
Plumbat në vendin e ngjarjes kanë prekur edhe një lokal, duke lënë shenjat në xhama. Atentati ka rrezikuar edhe jetën e qytetarëve dhe ka ndodhur në një zonë me fluks të lartë lëvizje.