Nën moton “Atdheu ka nevojë për ty”, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë hapur aplikimet për ushtar/detar aktiv për të gjithë të rinjtë të moshës deri në 30 vjeç. Mosha minimale e rekrutimit në forcat e armatosura është 18 vjeç, ndërsa për tu bërë pjesë duhen plotësuar disa kritere.
Për të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentash. Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.
Për t’u rekrutuar, kandidatë duhet të plotësojnë një seri kriteresh, të cilat përfshijnë: të jenë shtetas shqiptarë, të kenë kryer arsimin 9-vjeçar, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të kalojnë një testim fizik, psikologjik dhe intelektual. Gjithashtu, ata duhet të kenë një figurë të pastër morale dhe të mos kenë probleme me ligjin.
Shtetasit me arsim të lartë të cilët zotërojnë njohuri të mira të gjuhës angleze do t’u jepet mundësia të konkurrojnë për arsimim dhe ndjekje të kurseve ushtarakë në SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe vende të tjera të NATO. Aplikimet për tu bërë pjesë e forcave të armatosura do të mbyllen me datën 31 Mars