Ballina AKTUALITET Qarkun Dibër. Asnjë rast i ri me Covid-19 por mbetemi pjesa më...

Qarkun Dibër. Asnjë rast i ri me Covid-19 por mbetemi pjesa më pak e testuar në Shqipëri

0

Qarku i Dibrës vijon të jetë me 26 raste aktive të të infektuarish me Covid-19. Nga raportimet e ditës së sotme të bëra nga Ministria e Shëndetësisë, megjithë numrin e lartë të rasteve të dala nga i gjithë vendi, në Qarkun Dibër nuk ka patur asnjë të infektuar të ri me koronavirus. Dibra vijon të ketë numrin më të madh të të infektuarve me 13 ndërsa më pas vjen Bulqiza me 10 raste, Mati 2 e Klosi 1. Drejtues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Dibër, thanë se gjatë dy ditëve të fundit janë dërguar për analizë në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë gjithsej 20 tampon. Sipas tyre, këto tampon janë marrë nga kontaktet e dy rasteve të reja të dala pozitive të dielën në fshatin Grezhdan të Maqellarës. Në Klos dy tampon të dërguar dy ditë më parë kanë rezultuar negativ, ndërsa nga Mati është nisur këtë të martë një tampon për analizë. Ndërkohë deri tani në Qarkun Dibër është shënuar vetëm 1 viktimë e cila rezultonte e infektuar me Covid-19, një 57 vjeçare nga qyteti i Peshkopisë.

Exit mobile version