Rekamë

  Ndonëse tabela për fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Ura e Çerenecit – Zgosht është vendosur prej disa muajsh, ende nuk ka asnjë gjurmë të punimeve të reja për këtë aks rrugor të paktën në anën e Bulqizës. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve që preken direkt nga kjo infrastrukturë rrugore thonë se prej më shumë se dhjetë vitesh po mbahen me gënjeshtra dhe se rruga nuk po asfaltohet kurrë. Në të gjithë rrugën janë shfaqur gropa të mëdha të cilat sa herë ka reshje shiu thellohen akoma më shumë. Kjo rrugë ju shërben mijëra banorëve të Gollobordës por edhe të fshatrave të tjerë të Bulqizës të cilët e kanë arterie të vetme për tu lidhur me zonat urbane. Po ashtu, ajo shërben edhe si një rrugë e shkurtër lidhëse për Dibrën e Bulqizën me zonën e Librazhdit. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që investimi të konkretizohet para se fshatrat të braktisen nga të gjithë. 47.1 kilometrat e kësaj rruge pritet të asfaltohen me një fond prej rreth 9.1 milionë dollarë, të financuar nga Banka Europiane dhe Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit