
Prej më shumë se dy muajsh kjo është gjendja e rrugës që lidh atë të Arbrit me rrugën nacionale Klos – Bulqizë, pikërisht në fshatin Fshat. Deformimi i asfaltit ka bërë që të kthehet në burim aksidentesh, por me gjithë apelin e drejtuesve të mjeteve, firma që e ka ndërtuar “Gjoka Kkonstruksion” nuk ka ndërhyrë për ta riparuar. Për drejtuesit e mjeteve, e gjithë rruga e Arbrit ku është lejuar qarkullimi nuk ka standartet e kërkuara, pasi ka çedime e gropa në shumë pika, të cilat mund të bëhen shkak për aksidente automobilistike. Drejtuesit e mjeteve i bëjnë apel Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë t’i kërkojë firmës ndërhyrje dhe të rregullojë pjesët e prishura të rrugës në mënyrë që të mos vihet në rrezik jeta e të gjithë qytetarëve që përdorin këtë aks rrugor për të udhëtuar drejt Tiranës apo qyteteve të Qarkut Dibër.
Deformime të trasesë së rrugës së Abrit ka patur edhe në segmentin e Xibrit ku firma i ka riparuar disa herë, por pa e zgjidhur përfundimisht problemin.