Rekamë

Muri mbrojtës, në vendin e quajtur Kloskatund në rrugën nacionale Klos – Bulqizë, vijon të jetë në rrezik shembje. Megjithëse rasti është bërë publik në media edhe muaj më parë, nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet për të penguar agravimin e mëtejshëm të situatës.

Siç duke nga pamjet, muri vazhdon të zhvendoset nga traseja e rrugës drejt shtratit të lumit Mat. Zgjerimi i hapsirës boshe mes murit dhe asfaltit është i dukshëm, ndërsa problem mbetet edhe barriera metalike e cila është deformuar nga rrëshqitja por edhe nga përplasja e makinave në të.

Ekspertët e rrugëve këshillojnë që ndërhyrja të bëhet sa më parë dhe të mos lejohet që muri të jetë në gjendje të tillë edhe gjatë muajve të vjeshtës apo të dimrit të ardhshëm pasi kostoja për ndërhyrje mund të rritet disa fish.

Ata shtojnë që për momentin situata mund të zgjidhet me disa pilotë në anën e poshtme të lumit, në mënyrë që të pengojnë vijimin e shembjes së rrugës.

Gjithashtu kësaj pjese të dëmtuar të rrugës nuk i është vendosur deri tani asnjë lloj sinjalistike informuese apo paralajmëruese për të gjithë përdoruesit e rrugës.