Asnjë masë e marrë në skarpatën e rrugës së Arbrit

Asnjë masë e marrë në skarpatën e rrugës së Arbrit

Megjithëse paraqet rrezik dhe është bërë pulbike prej disa javësh, deri tani nuk është marrë asnjë masë për skarpatën e rrugës së Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit në fshatin Maricë të Tiranës. Skarpata vijojn të jetë e çarë dhe e rrezikshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër. Siç duket nga pamjet pjesa e betonuar skarpatës është çarë dhe rrezik për të rënë në asfalt. Deri tani jo vetëm që firma “Gjoka Konstruksion” nuk ka marrë asnjë masë parandaluese për pengimin e vijimit të shembjes, por nuk ka vendosur as sinjalistikë që të paralajmërojë drejtuesit e mjeteve apo të devijojë lëvizjen në afërsi të zonës së rrezikshme. Megjithëse reshjet e shiut janë ndalur dhe rreziku është ulur, skarpata e rrugës në afërsi të tunelit të Murrizit përbën një rrezik dhe frikë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Jashtë kameras, drejtuesit e mjeteve kërkojnë që të paktën të vendoset sinjalistika informuese për problemin që ka skarpata në këtë pjesë të rrugës. Dëmtimi i skarpatës së rrugës së Arbrit nuk ishte i vetmi ky gjatë muajve të fundit, pasi ka patur edhe në afërsi të Zall Dajtit si dhe në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë Klos.