Asnjë masë e marrë në rrugën e fshatit Fshat që e lidh me rrugën e Arbrit
Megjithëse është burim i vazhdueshëm aksidentesh e kjo është faktuar nga numri i lartë i makinave që përplasen dhe rrëshkasin në aksin nga Ura e Fshatit deri tek rrethrrotullimi i rrugës së Arbrit, nuk është marrë asnjë masë.
Edhe gjatë ditëve të fundit ku pati reshje të vazhdueshme shiu në këtë rrugë janë shënuar aksidente si pasojë e rrëshkitjes së automjeteve.
Më problematike situata paraqitet në afërsi të rreth-rrotullimit ku shumë mjete që vijnë nga rruga e Arbrit në drejtim të Klosit, rrëshqasin dhe përplasen me gurët e mëdhenj të cilët janë vendosur anash rrugës.
Më të rrezikuar mbeten banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge ku ndonëse e kanë ngritur disa herë si shqetësim në media nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet.
Banorët që jetojnë përgjatë rrugës së fshatit Fshat që lidh rrugën e Arbrit me Matin kërkojnë që të ndërhyhet në shtresën asfaltike pasi është e rrëshqitshme sa herë ka prani lagështie. Po ashtu, drejtuesit e mjeteve të njoftohen me sinjalistikë që nga rreth-rrotullimi në mënyrë që ta dijnë se me çfarë përballen gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor.