Megjithëse është ende herët për të nisur faza përgaditore e ekipit të futbollit të Burrelit, stafi teknik në bashkëpunim me drejtuesit e klubit vijojnë takimet dhe bisedat me sportist që do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Burime pranë Klubit të Futbollit Burreli, thanë se nuk ka ende emra konkret futbollistësh me të cilët është rënë dakord që të jenë pjesë e skuadrës, por që bidesimet vijojnë me element të ndryshëm. Ashtu siç është thënë që në fillim pas ristrukturimit të stafit teknik, skuadrën e Burrelit për sezonin 2021 – 2022 do ta përbëjnë lojtarë që vijnë nga ekipet e moshave, një pjesë e atyre që kanë qenë sezonin e kaluar si dhe element përforcues që do t’i shërbejnë objektivit. Drejtues të stafit teknik si dhe ato të klubit e kanë vënë theksin për këtë sezon tek lojtarët vendës, të cilët pritet të kenë më shumë hapsirë në ndeshjet e sezonit të ri. Kjo bëhet për të rikthyer skuadrën e dikurshme që futbollistët matjan i dhanë emër Burrelit në kampionatin shqiptar të futbollit. Muaji Korrik pritet të ketë zhvillime të reja ku pritet të bëhet grumbullimi dhe nisja e fazës përgaditore