Ballina AKTUALITET Asgjësohen 800 rrënjë kanabis në Vaun e Dejës, kapet në flagrancë 30-vjeçari....

Asgjësohen 800 rrënjë kanabis në Vaun e Dejës, kapet në flagrancë 30-vjeçari. VIDEO

0

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Forte”.

Asgjësohen në total 810 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Bushat.

Kapet në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.

https://mattv.al/wp-content/uploads/2023/07/Vau-i-Dejes-Vijojne-kontrollet-per-parandalimin-evidentimin-dhe-goditjen-e-rasteve-te-kultivimit-te-bimeve-narkotike.-Finalizohet-operacioni-policor-i-koduar-Forte.-Asgjesohen-ne-total-810-bime-narkotike-ca.mp4

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Gjatë kontrolleve antikanabis, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bazuar në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Forte”, si rezultat i të cilit, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, janë gjetur dhe asgjësuar 810 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjatë operacionit, është kapur në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike, njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Exit mobile version