Rekamë

Asfaltohet rruga e fshatit Peshk, në Njësinë Administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë. Punimet u kryen me fondin e akorduar nga Qeveria shqiptare. Për banorët e fshatit Peshk ky investim është një shpresë për përmirësimin e infrastrukturës për këto banorë falë edhe ndërtimit të rrugës së Arbrit. Fshati Peshk gjatë stinës së dimrit izolohej, pasi rruga ishte tejt e dëmtuar, me gropa, dhe me rrëshqitje gurësh. Banorët thanë se bllokimi i rrugës gjatë dimrit ishte një problem shqetësues e jetik për to, pasi shpesh u mungonin ushqimet bazë, si për familjet dhe për bagëtitë. Por shqetësimi më madhor ishte për të sëmurët, që nuk kishin asnjë mundësi transportimi për në qendrat shëndetësore. Ndaj për këtë invetsim, banorët falenderojnë Qeverinë shqiptare.

Nga ana tjetër banorët e fshatit Peshk shpresojnë që asfaltimi i rrugës të bëhet deri në Ballenjë, nëse mbahet premtimi për tu asfaltiuar aksi kryesor Qaf-Bualli – Krastë, pasi kjo do t’i hapte rrugë turizmit malor. Gjithashtu ata kërkojnë që rruga e asfaltuar të mirëmbahet me punonjës për hapjen e kanaleve kullues dhe largimin e gurëve që bien në rrugë.