Banorët e fshatit Bushkash në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit nuk do të përballen më me gropa në rrugën e fshatit të tyre që i lidh ata me rrugën nacionale Skuraj – Burrel. Prej ditësh ka nisur asfaltimi i këtij aksi rrugor që përfshin gjithë fshatin Bushkash.
Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ishte vetë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili tha se ky ka qenë ndër projektet e para për këtë fshat që po vendoset në zbatim, në kuadër edhe të statusit të tij që është një nga “100 fshatrat turistik” të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Malaj tha se në planet e bashkisë që ai drejton janë edhe asfaltimi i rrugëve të fshatrave të tjerë në bashkinë e Matit, për të lehtësuar kështu aksesin e banorëve të zonave rurale me zonat urbane.
Asfaltimi i rrugës së fshatit Bushkash nis nga rruga nacionale deri në fund të fshatit.
Enver Doçi