Asfaltohet rruga e fshatin Limjan, banorët: kemi lehtësim në lëvizje
Projekti i hartuar nga Bashkia Dibër për asfaltimin e rrugës së fshatit Limjan, ka gjetur financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Prej pak ditësh ka përfunduar i gjithë zbatimi i projektit, që nga asfaltimi i rrugës e deri tek plotësimi me sinjalistikë horizontale e vertikale. Zv/kryetari i Bashkisë Dibër, Lorenc Cibaku tha se asfaltimi i kësaj rruge ka qenë një prioritet i vazhdueshëm i pushtetit vendor, ndërsa tashmë lehtësohet lëvizja jo vetëm për banorët, por edhe për vizitorët. Gjithashtu, Cibaku u shpreh se shumë nga banorët e larguar nga fshati kanë shprehur dëshirën për të ardhur dhe për të investuar në trojet e tyre.
Banorët e fshatit Limjan shprehen se asfaltimi i rrugës i ka dhënë frymëmarrje fshatit, i cili për më shumë se tre dekada ka vuajtur nga gjendja skandaloze e rrugës.
Fshati Limjan ndodhet pranë bjeshkës së Gramës, e cila është prej vitesh një atraksion turistik për vizitor vendas e të huaj.