Asfaltimi i rrugës së lagjes së Re, Malaj: investimi do të shtrohet edhe në lagjet e tjera

0

   Ka nisur impelementimi i projektit për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës kryesore të lagjes së re të qytetit të Burrelit. Projekti përfshin asfaltimin e aksit kryesor, ndërtimin e trotuareve dhe vendosjen e ndriçimit. Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj tha se me këtë investim merr fund problemi i kësaj lagjeje e cila megjithëse ishte pranë qytetit, i mungonin shumë shërbime. Sipas Malajt, kjo është faza e tretë e investimeve këtu pas sistemimit të ujërave të zeza dhe ndërtimit të rrjetit të ujit të pijshëm. Por sipas tij, investimi nuk do të mbyllet këtu pasi në fazën tjetër do të jetë edhe pjesa fundore e kësaj lagjeje në mënyrë që të asfaltohet e gjithë unaza e kësaj lagjeje.

Puna ka asistuar me zgjerimin e trasesë së rrugës për të plotësuar gjerësinë që i duhet bashkë me trotuaret dhe ndriçimin.