Ballina AKTUALITET Artan Hoxha: Nëse do kemi hetim serioz për Taçin, do zbulohen vrasje...

Artan Hoxha: Nëse do kemi hetim serioz për Taçin, do zbulohen vrasje 200 mijë euro

0

Artan Hoxha: Nëse do kemi hetim serioz për Taçin, do zbulohen vrasje 200 mijë euroGazetari investigativ beson se nëse do ketë hetime të thelluara do zbulohet vrasje mafioze të kryera në vend.



TIRANË – Gazetari Artan Hoxha bëri njëj deklaratë të fortë në lidhje me arrestimin e biznesmenit Rezart Tacci. Në “ABC News”, gazetari shtoi se nëse thellohen hetimet për Taccin, do të zbulohet një vrasje mafioze me vlerë 200 mijë euro.



Ai theksoi se tani është momenti më i mirë që biznesmeni të hetohet pasi nuk e ka më atë fuqi politike.

“Taçi është i dyshuar nuk është fajtor deri në një vendim të Gjykatës së Apelit, aktualisht ai ka statusin e të dyshuarit. Kemi të bëjmë me një person të dyshuar që ka qenë i dyshuar edhe më parë dhe gjithmonë ka mbijetuar.  Ne i dimë dëmet. Kujtojmë çfarë ndodhi me privatizimin e ARMOS, me sekuestrimin.  Ai gjithmonë ka mbijetuar. Ajo që dua të kujtoj është se rasti me azerët është shumë i rëndë.  Nëse do ketë hetim serioz do zbulohen dhe krime të tjera. Të tipit vrasje, 200 mijë euroshe”, u shpreh Hoxha.

Para disa ditësh, SPAK-u shpalli në kërkim biznesmenin Taçi për akuzën e pastrimit të parave për llogari të “Ndragetas”.

Exit mobile version