Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në rrjetin social Facebook, disa fotografi, që e tregojnë në mes të disa bimëve kanabisi.

Gazetari shprehet se këto foto janë realizuar në veri të vendit, ditën e sotme më 2 tetor, ndërs pohon se çmimi i bimës narkotike shkon nga 1300 në 1600 euro për kilogramë.

“Mirëmëngjes Shqipëri…Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri..Në pyjet me kanabis ka jetë. Pershëndetje zoti kryeministër. Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania… Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord. Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës”, shkruan gazetari duke shtuar se së shpejti do të sjellë në ekran një histori ekskluzive që po përgatit.

“Bëni durim, në ABC News një histori ekskluzive po bëhet gati…A kemi zgjedhje përpara apo jo?! Foto: North Albania 2 tetor 2020…”, shkruan Hoxha.