ARRSH mendon për vijat e bardha, por jo për të riparuar dëmtimet që ka pësuar rruga Bulqizë – Ura e Çerenecit
Ndonëse shqetësimi kryesor i të gjithë atyre që lëvizin në aksin rrugor Bulqizë – Ura e Çerenecit është dëmtimi i asfaltit në segmentin e fshatit Peladhi, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë deri tani.
Ndërkohë që sipas drejtuesve të automjeteve duhej bërë riveshje e rrugës me asfalt, në këtë segment ku kanë ndodhur shumë aksidente për shkak të dëmtimit të asfaltit, ditët e fundit po bëhen vijëzimet e karrexhatës për të ndarë korsitë e lëvizjes.
Jashtë kameras, drejtuesit e automjeteve u shprehën se ky proces duhej bërë pasi të ishte riveshur rruga sepse është më e rëndësishme dhe rrit më shumë sigurinë.
Dëtmimi i asfaltit në këtë segment rruge ishte bërë vazhdimisht shkak për aksidente të shumta për arsye se mjetet devijonin korsi duke ju shmangur gropave apo pjesës së prishur.
Situata mesa duket do të mbetet e njëjtë edhe për një kohë të gjatë për shkak se autoritetet përgjegjëse kanë menduar më parë për vijat e bardha se sa të bëjnë ndërhyrje për ta kthyer rrugën në gjendje normale dhe të mos jetë më burim aksidentesh.