Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, Trump jep detaje: Pas 12 orësh lufta do të konsiderohet e përfunduar!
Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se është arritur një armëpushim prej
12-orësh midis Izraelit dhe Iranit, dhe se pas kësaj periudhe lufta do të
konsiderohet e përfunduar. Këtë moment të rëndësishëm shefi i Shtëpisë së Bardhë e njoftoi përmes një
postimi në platformën e tij sociale, Truth. “Duke supozuar se gjithçka do të shkojë si duhet, që do të ndodhë, dua të uroj
të dyja vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe mençurinë
për të përfunduar atë që duhet quajtur “LUFTA E 12 DITËVE””, shkruan Trump. Mesazhi i Trump URIME PËR TË GJITHË! Është arritur plotësisht marrëveshja mes Izraelit dhe Iranit për një ARMËPUSHIM
TË PLOTË dhe TOTAL (rreth 6 orë nga tani, kur Izraeli dhe Irani të kenë
përfunduar misionet e tyre përfundimtare në zhvillim!), për një periudhë
12-orëshe, pas së cilës Lufta do të konsiderohet E MBARUAR! Zyrtarisht, Irani do të fillojë ARMËPUSHIMIN, dhe në orën e 12-të, Izraeli do të
nisë ARMËPUSHIMIN, ndërsa në orën e 24-t do të festohet nga e gjithë bota FUNDI
ZYRTAR i LUFTËS SË 12 DITËVE. Gjatë secilit ARMËPUSHIM, pala tjetër do të mbetet PAQËSORE dhe RESPEKTUESE. Duke supozuar se gjithçka do të shkojë si duhet, që do të ndodhë, dua të uroj të
dyja vendet, Izraelin dhe Iranin, për qëndrueshmërinë, guximin dhe mençurinë për
të përfunduar atë që duhet quajtur “LUFTA E 12 DITËVE”. Kjo ishte një luftë që mund të kishte zgjatur për vite dhe të shkatërronte të
gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi, dhe nuk do të ndodhë kurrë! Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme,
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ZOTI E BEKOFTË BOTËN! DONALD J. TRUMP,
PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS *** Kjo deklaratë e Trump vjen pas një periudhe të tensionuar pas luftës
Izrael-Iran, ku SHBA-të kanë realizuar sulme ajrore ndaj disa objekteve
bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Isfahan. Trump i ka
cilësuar këto sulme si një “sukses të madh ushtarak” dhe ka paralajmëruar se çdo
hakmarrje nga Irani do të ndeshej me një forcë shumë më të madhe. (BalkanWeb)