Burime bëjnë me dije se pak minuta më parë është shoqëruar nga Policia ish-gjyqtari Alaudin Malaj. Mësohet se ai është shoqëruar nga Policia në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, për shkak të një konflikti brenda familjes, më konkretisht me djalin e tij.
Malaj ka qenë bashkë me njërin nga djemtë tek Liqeni Artificial dhe në debat e sipër për një automjet, janë kapur edhe fizikisht, ndërkohë që ish-gjyqtari është në proces divorci me bashkëshorten e tij.
Më 22 gusht, bashkëshortja e ish-gjyqtarit Edlira Malaj ka kërkuar në gjykatë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.