Shoferi që aksidentoi për vdekje ditën e sotme në Burrel 59-vjeçarin Haqif Ruka është arrestuar pak orë pas ngjarjes së rëndë.
J. Gj, arratia e të cilit ka zgjatur vetëm për pak orë. Sot ai përplasi personazhin e njohur në qytetin e Burrelit dhe u largua nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë Mat
Viktima ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ruka ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën kur automjeti e goditi pasi ka qenë me shpejtësi të lartë.
Mat
Aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësorë, kapet dhe arrestohet autori i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.
Rreth orës 12.00, në qytetin e Burrelit, shtetasi J. Gj., duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. R., 59 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Autori pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes por pas ndjekjes nga Policia, u bë kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariat.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët e Policisë Rrugore u bë arrestimi i shtetasit J. Gj., 24 vjeç, banues në Mat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.