Njoftimi i policisë Mat
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Vihet në pranga nga Policia 25-vjeçari. Sekuestrohen 20 doza me lëndë narkotike gati për shitje. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërnante lëndë narkotike në doza, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin: M. P., 25 vjeç banues në Rukaj, Mat. Arrestimi i tij u bë pasi, në afërsi të fshatit Urakë, gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti këtij shtetasi 20 doza me lëndë narkotike, të dyshuara canabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për veprime të mëtejshme.