Mesditën e sotme, Drejtoria Rajonale e Policisë Dibër ka njoftuar kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe procedimin penal të pesë të tjerëve.
Siç njoftojnë uniformat blu, dy të arrestuarit janë shtetasit K. B., 36 vjeç, banues në Dibër dhe B. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë.
– Shtetasi K. B., akuzohet se për motive të dobëta ka dhunuar dhe kanosur shtetasin E. B. Në ngarkim të tij rëndojnë veprat penale “Kanosje”, dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
– Shtetasi B. S., (i dënuar më parë për krime kundër personit), akuzohet se pas një konflikti të çastit, ka dhunuar dhe kanosur shtetasin Sh. T. Në ngarkim të tij rëndojnë veprat penale “Kanosje”, dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Lidhur me 5 të proceduarit, dy prej tyre janë marrë nën hetim pas dy aksidenteve rrugore, ndërsa 3 të tjerë për veprat penale “Kanosje”, “Kalim i paligjshëm i kufirit”, “Prerje e paligjshme e pyjeve”
Njoftimi i plotë i policisë:
Dibër / Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, vijojnë punën për kapjen e personave në kërkim, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas, si edhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kapën dhe ndaluan shtetasin K. B., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi për motive të dobëta ka dhunuar dhe kanosur shtetasin E. B. Veprat penale “Kanosje”, dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 2 Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin B. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për krime kundër personit), ku pas një konflikti të çastit ka dhunuar dhe kanosur shtetasin Sh. T. Veprat penale “Kanosje”, dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
▪K. T., pasi në aksin Burrel-Ura e Matit , duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë për veprat penale “Kanosje”, “Kalim i paligjshëm i kufirit”, “Prerje e paligjshme e pyjeve”.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.