Rekamë

Dy mjeke te spitalit te Elbasanit kanë përfunduar në qeli me akuzën e pakujdesise ne profesionin e tyre që ka shkaktuar vdekjen e nenes 25 vjecare vetem nje ore pasi lindi vajzen e saj. Sipas informacionet e policisë së ketij qyteti mesohet se janë arrestuar mjeku reanimator Nikollaq Thano si dhe mjeku kardiolog Mehmet Ibaj. Ndonëse shkaqet e sakta të vdekjes së nënës së re do të mësohen pas autopsisë, nga spitali u tha se e reja pësoi komplikacion. Sipas spitalit, pacientja e cila do të bëhej nënë për herë të parë kishte shkuar me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë. Mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50. Për vdekjen e nenes se re familjaret akuzun mjeket per neglizhence pasi siipas tyre karidiologu mberriti nje ore me vonese ne salle. Pas kësaj ngjarje te rende, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë 54 vjeçarin Mehmet Ibaj dhe 60 vjeçarin Nikillaq Thano të dy me detyrë mjekë pranë Spitalit Rajonal Elbasan, pasi gjatë operacionit për lindjen e fëmijës ka ndërruar jetë Rexhina Debrova 25 vjeçe. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”. Sipas burimeve mesohet se nga hetimet paraprake behet me dije se nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën. 25-vjeçarja nga Katundi i Ri ndërroi jetë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë në maternitetin e Elbasanit, fatmirësisht foshnja gëzon shëndet të plotë.