Arrestimi më 21 tetor i ish-presidentit Ilir Meta ka ngjallur debat në opinionin publik për mënyrën se si ju vendosën prangat ish-kreut të shtetit. Qytetarët dibranë e komentojnë në forma të ndryshme, teksa kanë një të përbashkët lidhur me drejtësinë se “kush të ketë vjedhur taksat e popullit, duhet të përballet me ligjin”. Ndërkohë, disa nga qytetarët kërkojnë që e gjithë klasa politike duhet t’i nënshtrohet një reformimi qoftë nëpërmjet sistemit të drejtësisë e qoftë me mekanizma të tjerë në mënyrë që vendi ynë të ketë më shumë zhvillim.
Ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta u arrestua të hënën në kryeqytet teksa po kthehej pas një vizite në Kosovë. Ai u prangos me vendim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pritet të dalë para Gjykatës.