Arrestimet e zyrtarëve të lartë të Bashkisë Bulqizë të bëra me urdhër të SPAK kanë ndikuar edhe në opinionin publik. Shumë prej qytetarëve stepen të komentojnë arrestimin e Kryebashkiakut Lefter Alla dhe 7 vartësve të tij, e të tjerë mendojnë që edhe pse ka bërë disa punë të mira, duhet mbajtur përgjegjësi për abuzimet që janë bërë nëse faktohen.
Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është arrestuar për favorizim në një tendër për rehabilitimin e ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit. Sipas SPAK dyshohet se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri – tjetrin i kanë dhënë tenderin me vlerë afro 3 milion euro të afërmit të Kryebashkiakut Lefter Alla, Aqif Koneshit, duke kryer shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre si dhe falsifikim të formularëve dhe dokumenteve.
Dritan Kurti