Arrestime masive ne Kosove

0
19

Arrestimet në Kosovë kr Rreth 25 mjete të blinduara dhe përafërsisht 100 pjesëtarë të njësisë speciale të policisë së Kosovës, kanë rrethuar pjesën veriore për të arrestuar disa persona të dyshuar në përfshirjen e vrasjes së Oliver Ivanovici.

Policia ka vënë në pranga shtetasin, Rade Basara, i cili dyshohet se gjatë rastit të vrasjes së politikanit serb, ka marrë pjesë në fshehjen e provave dhe veprimtarive. Basara dyshohet po ashtu të ketë gisht edhe në krim të organizuar në këtë pjesë të Kosovë. Mediat në Kosovë kanë publikuar një video amatore e cila shfaq njësitë speciale në veri gjatë operacionit të ndërmarrë.

Gjithashtu kujtojmë se gjatë aksionit policor janë arrestuar dy persona ku njëri prej tyre është djali i zyrtarit të policisë Zeljko Bojic, Vasili i cili u prangos në banesën e tij.

Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë dhe Prokurori special që po e heton rastin, Sylë Hoxha ka thënë se ky aksion është bërë në bazë të një urdhërese nga Prokuroria Speciale me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, saktësisht Departamentit për Krime të Rënda.