Rekamë

  Teksa temperaturat po kapin vlera ekstreme ditët e fundit, dikush mendon detin e dikush tjetër malin. Një alternativë shumë e mirë për ne matjanët, dhe jo vetëm, është mali i Balgjajt.

  Bukuria e këtij mali nis që me ujvarën, e cila është e para mrekulli që do të takoni gjatë rrugës pak para se të ngjiteni në mal.

Ndërsa Liqeni i parë që do të takoni do të jetë “Liqeni i Luleve”, me një pamje magjepse në këtë periudhë, për shkak se zambaku i ujit ka çelur. Ky do të jetë edhe impakti i parë me këtë mrekulli natyrore vlerat e së cilës shtohen më pas me liqenet e tjera.

Por pasuria natyrore e kësaj zone është shumë e madhe ndërsa ngjitesh lart në malin e Balgjajt, do të përballesh me liqenet e tjera deri në skajin lindor që mbyllet me “Liqenin e Zi” apo “Liqenin e Vashës”.

Gjithçka që ju duhet për të vizituar liqenet e malit të Balgjajt është një automjet i përshtatshëm për terrene të vështira, për shkak se rruga është në gjendje të degraduar. Por pamjet e magjishme që do të gjeni dhe freskia e ajrit që ju shoqëron, do t’ju bëjnë të harroni gjithë lodhjen nga rruga.