Armëpushimi zgjati vetëm pak orë? Izraeli identifikon raketa të lëshuara nga Irani, aktivizohet sistemi mbrojtës

Armëpushimi zgjati vetëm pak orë? Izraeli identifikon raketa të lëshuara nga Irani, aktivizohet sistemi mbrojtës

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka identifikuar raketa të lëshuara së fundmi

nga Irani që janë drejtuar drejt Izraelit. “Sistemet e mbrojtjes po punojnë për të kapur kërcënimin”, shton ushtria. Një përditësim i dytë thotë se alarmet për sulme ajrore u aktivizuan së fundmi

në veri të Izraelit pas zbulimit të raketave.

Deklarata vjen ndërkohë që një marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit u arrit sipas

presidentit amerikan Donald Trump rreth 10 orë më parë.