Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës mes dy armiqve të përbetuar
Një armëpushim i pasigurt filloi të zbatohet mes Izraelit dhe Iranit të martën
nën presionin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke rritur shpresat për
një fund të konfrontimit më të madh ushtarak ndonjëherë midis armiqve të
përbetuar në Lindjen e Mesme. Trump i qortoi të dyja palët për shkeljet e hershme të armëpushimit që njoftoi
në orën 05:00, por drejtoi kritika veçanërisht të ashpra ndaj aleatit të ngushtë
të Uashingtonit, Izraelit, për shkallën e sulmeve të tij, duke i thënë atij të
“qetësohet tani”. Shenjat për një armëpushim të respektuar nga të dyja palët janë dhënë menjëherë,
pasi një pjesë e hapësirave ajrore të të dy vendeve, si Izraelit, ashtu edhe
Iranit, janë hapur. Megjithatë, rolin e “arbitrit” duket se po e bën
personalisht Trumo, i cili ka udhëtuar në Hagë për të marrë pjesë në samitin e
NATO-s. (BalkanWeb)