Argjinaturë në mbrojtje të rrugës në Rukaj. Malaj: Po bashkpunojmë me firmën “Kurum”

0

Prej ditësh po punohet për ndërtimin e një argjinature mbrojtëse në fshatin Rukaj pranë urës së “Bojnit” në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit. Dalja nga shtrati ndër vite e zallit të “Kurvajës” bënte që ky segment rruge të dëmtohej i gjithi e uji të përmbyste edhe toka bujqësore. Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj tha se kjo ndërhyrje po bëhet në bashkëpunim me firmën “KURUM” e cila po kontribuon në këtë komunitet që përmbytet pothuajse çdo vit si pasojë e daljes së ujit nga shtrati i zallit. Malaj u shpreh se kjo ndërhyrje do të shmangë njëherë e përgjithmonë jo vetëm dëmtimin e rrugës por edhe përmbytjen e tokave bujqësore dhe ekonomitë e peshkimit.
Malaj tha nga ana tjetër se do të ndërhyhet sërisht në përroin e Tharbnit për të rritur argjinaturën si dhe do të ndërtohet një tjetër argjinaturë në fshatin Bruç.