Anulloi takimin me Veliajn. Ja arsyeja

Anulloi takimin me Veliajn. Ja arsyeja

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është anuluar.

Burime nga delegacioni i qeverise së Kosovës, bënë me dije se për shkak të një takimi të Kurtit në Prishtinë me ministrin e jashtëm italian, Luigi Di Maio, takimi me kryebashkiakun është anuluar.

Kurti zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare si kryeministër i Kosovës. Në një axhendë të ngjeshur takimesh, kryeministri Kurti u prit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi si edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.