Hackerat nën emrin Anonymous Albania kanë bllokuar faqet zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Autoritetit të Komunimeve Elektronike dhe Postare.

Sulmi i tyre është bërë në shenjë proteste ndaj dy projekt-ligjeve “Anti-shpifje”.

Në reagimin e tyre në faqen zyrtare në facebook Anonymous Albania thonë se sulmi është kryer nga ata, pasi nuk mund të pranojnë që AMA të kthehet në gjykatë për mediat.

Postimi në fb i Anonymous Albania.

Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA)
është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe ti gjobisë ato. por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokoj faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato.
AMA s’ka të drejtë të ndaloj lirin e fjalës, sepse shqipëria është një shtet demokratik!
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në shqipëri. #AnonAlb