Ballina SOCIALE Ankohen tregtarët e Pazarit të Klosit: Vendi është shpopulluar, mungon fuqia blerëse

Ankohen tregtarët e Pazarit të Klosit: Vendi është shpopulluar, mungon fuqia blerëse

0

Në tregun e frutaperimeve në qytetin e Klosit, ose siç quhet ndryshe “Pazari i Klosi”, ka rënë fuqia blerëse. Tregtarët, kryesisht të moshuar, vijnë edhe nga fshatra të thella të Klosit me shpresën për të shitur ato pak prodhime që kanë arritur të prodhojnë me shumë mund në tokat e tyre. Por ato shprehen se lodhja e tyre shkon kot pasi këtu mungon fuqia blerëse, dhe shkaku kryesor për ta është bërë shpopullimi i vendit. Prodhimet e kopshteve, por dhe bulmetrat nuk arrijnë t’i shesin dhe detyrohen t’i hedhin në lum. Në mungesë të frigoriferëve për ruajtjen e mallit, prodhimet prishen ndaj dhe detyrohen t’i hedhin.

Tregtarët shprehen se është momenti kur shteti duhet të vërë dorë në bujqësi, pasi sipas tyre çmimet për farërat dhe pesticidet e punimet janë rritur në stratosferë dhe mundi e djersa u shkon gjithë dëm. Si të mos mjaftonte kjo, në shumë fshatra të bashkisë Klos ato thonë se mungon uji vaditës dhe për ato pak prodhime që bëjnë i vaditin me ujë pusi, ose marrin ujë në lum me kafshë ngarkese.

Exit mobile version