Rekamë

  Hapja e qarkullimit për automjetete në segmentin e rrugës së Arbrit nga fshati Fshat i Klosit në drejtim të Bulqizës, ka shkurtuar ndjeshëm distancën për bulqizakët dhe dibranët që përbëjnë trafikun më të madh të automjeteve në këtë rrugë. Por drejtuesit e mjeteve ankohen për gjendjen e rrugës. Ata kanë ngritur shqetësimin se në Tunelin numër 6 të rrugës së Arbrit ka rrjedhje të mëdha uji, sidomos kur ka reshje shirash. Siç duket nga pamjet, pjesa e sipërme e tunelit ka rrjedhje të ujërave nëntokësorë. Megjithëse drejtuesit e mjeteve janë koshient që kjo vepër nuk ka përfunduar ende, ata i kërkojnë firmës që të marrë masa dhe të izolojë mirë pjesën e brendshme të tunelit, pasi mund të kthehet në rrezik për ta, nëse uji do të vijojë të rrjedhë lirshëm. Po ashtu, një tjetër problem është edhe kalimi mbi urën e Vashës pasi ka prani gropash dhe pengesash si rezultat i mos hedhjes së shtresës së dytë asfaltike. Edhe për këtë problem, përdoruesit e rrugës kërkojnë ndërhyrjen e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës së Arbrit.

Rruga e Arbrit vijon të jetë ende një kantier ndërtimi, pasi vetëm në disa segmente ka përfunduar puna për hedhjen e të gjitha shtresave asfaltike.