Ballina AKTUALITET Ankohen banorët në Fushë Alije: Prej dy javësh na stakohet energjia gjithë...

Ankohen banorët në Fushë Alije: Prej dy javësh na stakohet energjia gjithë ditën

0

  Banorë të Njësisë Administrative Fushë Alije por edhe të zonëve të tjera në Dibër, janë ankuar se po dëmtohen si pasojë e stakimit të rrymës elektrike prej dy javësh nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 17 të pasdites. Sipas banorëve, shkak është bërë ndërtimi i një linje të HEC-eve private në këtë zonë, por që pasojat biejnë mbi ta.  Banorët ankohen se po ju prishen produktet si pasojë e mungesë së energjisë elektrike rreth 10 orë çdo ditë, pasi ata nuk janë njoftuar paraprakisht siç e parashikon ligji. Të njëjtën gjë thonë edhe bizneset e zonës, ku shprehen se janë dëmtuar ekonomikisht përgjatë këtyre dy javëve për shkak se po ju prishen të gjitha produktet që kanë në frigorifer.

https://youtu.be/IZ3l1hH6O_A

Të kontaktuar nga ana jonë, përfaqësues të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, thanë se nuk ka asnjë problem me linjën e shpërndajres, por që ka qenë Operatori i Sistemit të Transmetimit që ka bërë një kërkesë nga data 16 Gusht deri me datë 22 Gusht për punimet për shtrimin e përcjellësit në kampatat e linjës Shumat – Burrel. Por edhe pas këtij afati, sipas dokumenteve të siguruara rezulton që dita e djeshme deri me datë 1 Shtator, energjia do të stakohet.

Exit mobile version