Anila Stafasani zgjidhet Kryetare e Këshillit Bashkiak Mat

Anila Stafasani zgjidhet Kryetare e Këshillit Bashkiak Mat
Me kandidimin dhe më pas me zgjedhjen si Kryetar i Bashkisë Mat në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura në Nëntor të vitit të kaluar të kryebashkiakut Altin Bojni, vendi i Kryetarit të Këshillit mbeti vakant, pasi mbahej nga Bojni. Këtë të hënë Këshilli Bashkiak Mat zhvilloi zgjedhjet për të zgjedhur drejtuesin e ri. Emri i vetëm i propozuar për postin e drejtuesit të Këshillit ishte i Anila Stafasanit, e cila deri sot mbante pozicionin e zv.kryetares. Në fletën e votimit nuk pati asnjë kandidat tjetër, ndërsa anëtarët e pranishëm të këshillit bashkiak zgjodhën Anila Stafasanin me 15 vota pro dhe një të pavlefshme, për të drejtuar Këshillin deri në përfundim të mandatit, në vitin 2027. Për shkak të zgjedhjes në krye të Këshillit të Stafasanit, pozicioni i zëvendësit që deri dje mbahej nga ajo, mbeti vakant. Propozimi për të qenë në këtë pozicion ishte për anëtarin e këshillit Bashkiak, Jetnor Hoxha, i cili në procesin e votimit mori po aq vota sa zgjedhja e Anila Stafasanit si Kryetare. Si kryetarja e sapozgjedhur e këshillit bashkiak Mat, Stafasani edhe n/kryetari Hoxha, janë me profesion mësues. Gjithashtu, në këtë mbledhje të Këshillit bashkiak Mat u plotësuan edhe vakancat në komisione, që ishin krijuar me zgjedhjen e Altin Bojnit si Kryetar i Bashkisë Mat.