Analizë./Mbyllet zyrtarisht gara në kategorinë e parë, Vora bie direkt, Veleçiku shkon në play off

0


Është mbyllur zyrtarisht gara në kategorinë e parë këtë fundjavë me ndeshjet e luajtura mes Shënkollit dhe Veleçikut si dhe Ilirisë me Vorën, ndeshje të cilat u fituan nga vendasit me rezultatet 2 me 1 dhe 3 me 2. Pikërisht këto dy ndeshje kanë përcaktuar edhe renditjen përfundimtare të zonës paly out për 5 ekipet që luftonin për mbijetesë. Në vendin e parë qëndron Burreli me 25 pikë, i ndjekur nga Iliria e Fushë-Krujës me 24 pikë, Shënkolli i Lezhës me 23 Pikë, Veleçiku i Koplikut me 23 pikë dhe në fund Vora me 12 pikë. Deri një javë më parë ishte Veleçiku i cili kryesonte listën, ndërsa Burreli llogaritej të shkonte në play off me ekipin e dytë të grupit B në kategorinë e dytë. Në javën e 25 të kampionatit, u përfol për aleanca mes ekipeve Veleçiku, Shënkolli dhe Iliria, kundër Burrelit dhe Vorës, por gjithçka ndryshoi një javë më parë kur Burreli mori një fitore, ndonëse të vështirë në transfertën me koplikasit. Tashmë Burreli i shpëtoi direkt rënies, ndërsa Veleçiku nga vendi i parë në klasifikim ra në vendin e parafundit, duke u detyruar të luftojë edhe njëherë me ekipin e 2 të grupit B në kategorinë e dytë që me gjasë do të jetë ekipi i Shkumbinit, për të qëndruar në kategorinë e parë.