Kur na ndajnë dhe pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, fushata elektorale ka nisur vrullshëm nga partitë kryesore PS, PD, LSI dhe partitë e vogëla.

Fushta ka nisur dhe në qarkun e Dibrës ku drejtuesit politik nga PS dhe PD vijojnë çdo ditë takimet me qytetarët.

Ajo që është vënë re është mos aktivizimi i degëve të LSI në çdo qytet të qarkut.

Kjo parti humbi liderin e saj në këtë qark Përparin Spahiun i cili në dy zgjedhjet e fundit arriti të fitonte mandatin e deputetin.

Spahiu cilësohej si shtylla kryesore e kësaj partie ku në fushatë elektorale thyente gjithmonë pritshmëritë.

Ndërsa përsa i përket partive të mëdha dihet që Partia Socialiste ka filluar takimet prej kohësh, shumë prej tyre pa praninë e mediave.

Edhe PD me anë të emërimit të Xhelal Mziut nga ana e kreut tê PD Basha si drejtues elektoral i qarkut Dibër ndezi më në fund motorrët e fushatës.

Kjo lëvizje e kryedemokratit ishte paralajmëruar nga Mattv.al dy muaj më parë.

Mziu pa humbur kohë nisi takimet me të gjithë strukturat në të gjithë qarkun Dibër duke shpalosur edhe pritshmërit e tij për një fitore të thellë ku pretendon minimum 4 mandate.

Basha duket se i ka besuar aftësive të dibranit Mziu i cili ka fituar të gjitha garat elektorale në Kamëz.

Mbetet për tu parë kë kandidatë të tjerë do të zgjedhin liderët e partive kryesore për të plotësuar listat.

Me daljen jashtë të LSI në këtë qark e cila me siguri në këtë qark do humbasi një mandat pritet që rezultati të jetë i ngushtë midis partive të mëdha.

4 vite më parë ato ndanë nga dy mandate, por PS ju afruan mandatet e matjanes Aurora Mara (nga LSI pa djegies së mandateve) dhe dibranes Reme Lala të cilat në kohë të ndryshme vendosën ti bashkohen Socialistëve.

Këto zgjedhje sipas informacioneve të sigruara nga Matt.al socialistët ndryshe nga Mziu në skenarin minimal marrin 2 mandate e në atë maksimal 3.

Rama pritet të përdor si gur të rëndësishëm ndërtimin e rrugës së Arbrit ku po bëhen përpjekje maksimale të përfundohet e të inagurohet para zgjedhjeve.

Nuk dihet sa kjo lëvizje do e ndihmojë Ramën në këtë qark i cili e ka të goditur shumë ekonominë sidomos në industrinë e kromit e cila mban mijëra persona të punësuar por e cila ka pësuar një paralizim që nga fillimi i pandemisë.

Lufta politike sapo ka nisur dhe pritet që në këtë qark fituesi të shpallet nga fare pak vota.

Nga Arlind Vani Mattv.al