Amortizohet rruga e fshatit Fshat

0
10

Rruga e fshatit Fshat ne territorin e bashkise se Klosit shpeshhere eshte bere problem mediatik per demtimin e ketij segmenti qe lidh njesine Administrative te Xibrit me rrugen nacionale Klos-Peshkopi.
Firma qe po nderton rrugen e Arberit ka demtuar kete segment rrugor, që çdo dite e me shume po degradon me gropa te medha qe kur ka filluar punimet traseja e rruges se Arberit.
Këtë e pohon edhe nje nga banorët e fshatit Fshat, Rrahman Zhuku i cili thotë se qe kur ka filluar rruga e Arberit asnje nderhyrje apo punonjes mirëmbajtjeje nuk eshte pare ne kete rrugë rurale.
Zhuku i frikësohet edhe dëmtimit të shumë shtëpive në këtë Fshat, nëse kjo rrugë ekzistuese që në kohën e Italisë fashiste do të shërbejë si rrugë lidhëse e Koridorit të Matit me Rrugën e Arbërit, ndaj propozon një rrugëzgjidhje tjetër.
Mat Tv e ka trajtuar edhe herë të tjera këtë problematikë që i ka shkaktuar rrugës së fshatit Fshat ndërtimi i rrugës së Arbërit, që përpara se të ndërtohej kjo rrugë, rruga e Fshatit ishte ndër rrugët më të mira rurale të Bashkisë Klos.