Amortizimi i rrugës nacionale Klos – Bulqizë, në Kloskatund rrezik për mjetet

0
7

Aksi rrugor Klos – Bulqizë vijon të jetë shqetësim për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Jo vetëm se kjo rrugë nuk është rehabilituar plotësisht prej dekadash, por as në pjesët më problematike nuk ndërhyhet. Një pjesë e rrezikshme e kësaj rruge është edhe ky çedim i karrexhatës në fshatin Kloskatund. Shembja e trasesë së rrugës e ka bërë kalimin në të tepër të rrezikshëm sidomos për drejtuesit e mjeteve që nuk e njohin mirë rrugën. Kalimi në këtë pjesë nuk është i vështirë vetëm për makinat e vogëla të cilat në shumë raste dëmtohen pasi prekin mbi asfalt, por edhe për makinat e mëdha. Drejtuesit e mjeteve shprehen se kjo situatë në këtë vend vijon prej vitesh, ndërsa firma as që e ka marrë mundimin për ta riparuar. Më i vështirë kalimi në të është gjatë orëve të para të mëngjesit kur dhe krijohet shtresë e hollë akulli. Mjetet detyrohen të shmangin rrugën e prishur dhe përfundojnë në kanal. Ata i bëjnë apel autoriteteve që të ndërhyjnë sa më parë, pasi rreziku për ta është i madh.
Ndërkohë firma mirëmbajtesë kujtohet vetëm për të mbushur ndonjë gropë dhe për dëmtime të tilla as që e merr mundimin të ndërhyjë. Edhe gropat i mbush vetëm kur drejtuesit e mjeteve e ngrejnë shqetësimin publikisht në media.