Ambasadori Hollandez viziton Matit

0

Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës në vendin tonë, Reinout Vos (Reinaut Vos), ishte për një vizitë zyrtare në Mat këtë të Martë. Ambasadori Vos i shoqëruar nga bashkëshortja e tij u prit nga kryetari në detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli, dhe stafi i tij. Gjatë takimit të zhvilluar në ambjentet e Bashkisë së Matit, ambasadori u njoh me historinë, traditën, kulturën dhe mundësinë e zhvillimit të trevës. Pas takimit të mbajtur në ambjentet e bashkisë, vizita e ambasadori Vos u zhvendos në bibliotekën “Pjetër Budi” Mat, si një nga institucionet e dijes, transformuar sëfundmi falë një investimi të bërë nga bashkia e Matit. kryetari në detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli tha se takimi i sotëm ishte hap ii parë i një ure bashkëpunimi në të ardhmen.

Ambasadori Reniaut Vos tha se ishte i befasuar ngë ajo që zbuloi gjatë vizitës së sotme në qytetin e Burrelit. Vos theksoi se me këtë vizitë zbuloi një qytet të kulturës dhe traditës.

 “Ishte shumë kënaqësi të isha sot në qytetin e Burrelit. Patëm një diskutim të frytshëm dhe një vizitë të këndshme këtu në bibliotekën publike të Matit. pikërisht këto janë iniciativa të cilat i japin akoma më vlerë qytetit dhe e bëjnë atë më tërheqës për të gjithë. Ajo që është shumë e veçantë është edhe përfshirja e personave me aftësi ndryshe, ku e pam që një prej tyre punon në bibliotekë. Do shohim edhe një qendër që merret me personat me aftësi ndryshe dhe jemi shumë të kënaqur që shohim edhe kontribut hollandez si pjesë e këtyre iniciativave. Mati, me shumë kënaqësi shoh që është një qytet i kulturës, i traditës, i historisë, i trashëgimisë dhe mezi po pres të zbuloj më shumë”.

Ambasadori Vos theksoi se do të rikthehet sërish në Mat për të parë mundësi bashkëpunimi me institucionin e bashkisë.